Serbët me peticion kundër shqiptarëve në Bujanoc
Një lëvizje serbe në qytetin Bujanoc të Luginës së Preshevës i ka dorëzuar një peticion Qeverisë serbe për rrezikun siç theksuan “kundër shqiptarizimit të këtij qyteti”.
“Lëvizja për Bujanocin” e përbërë nga ultranacionalistë serbë ka grumbulluar mbi 7 mijë nënshkrime për t`ia dorëzuar Qeverisë në Beograd", njoftoi agjencia e lajmeve INA.
“Shprehim shqetësimin për tendencat e vazhdueshme të shqiptarizimit të këtij qyteti si në pushtetin lokal, gjithashtu edhe në jetën e përditshme. Apelojë që Qeveria të ndalojë këtë trend”, thuhet në reagimin e kësaj lëvizje.
Kjo lëvizje ka kërkuar masa për të shqyrtuar regjistrimin e popullsisë në këtë komunë dhe evitimin e shifrave falsifikuese që janë shpalosur sipas saj edhe në zgjedhjet e vazhdueshme. (INA)