E Shtunë, 31 Tetor 2026

BDI e ndarë

Nga Express më 03 shkurt 2011 në ora 16:00

Në mbledhjen e kryesisë së ngushtë të partisë shqiptare në koalicionin qeveritar në Maqedoni, BDI, kjo parti ka vendosur që mos ta braktisë qeverinë.

Një pjesë e anëtarëve të lartë të kësaj partie kanë kërkuar që të shkohet në zgjedhje për shkak të pozicioneve të dobësuara dhe obstruksioneve nga VMRO-DPMNE brenda qeverisë, mirëpo kreu më i ngushtë partiak, i prirë nga Ali Ahmeti, ka vendosur që të mos mbështet propozimi për zgjedhje të parakohshme.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Abdylaqim Ademi, para këtij takimi deklaroi se zgjedhjet e parakohshme nuk janë në interes të vendit dhe të qytetarëve.

“Nëse nisemi nga interesi partiak i ngushtë i BDI-së, ne jemi për të pasur zgjedhje, mirëpo ne themi edhe njëherë që paraprakisht duhet të zgjidhen ca çështje madhore në, sidomos çështja e emrit pastaj kemi çështjen e regjistrimit që kërkon një konsensus nga të gjitha subjektet, të përfundojnë fillimet e projekteve të mëdha”, theksoi Ademi, duke nënvizuar se partia e tyre i bënë thirrje opozitës që të kthehet në institucionin legjislativ.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›