E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëbora mbulon Korçën, vështirësi kalimi në rrugë

Gjatë ditës së hënë gjendje e vështirë për qarkullimin e mjeteve është paraqitur në aksin Korcë-Pogradec në 25 kilometrat e saj deri në Qafë-Plloçë ku rruga e keqed he me gropa ka veshtiresuar kalimin e automjeteve 

Korçë- Rreshjet e dëborës që kanë rënë në 24 orëtë e fundit kanë sjellë problemet e para të kësaj stine, përsa i përket qarkullimit të mjeteve. Për më shumë se 5 orë gjatë natës së kaluar duke u gdhirë e hënë, disa mjete borëpastruese kanë punuar në akset nacionale që lidhin rajonin e Korçës me rrethe të tjera të Shqipërisë, madje dhe në segmentin që lidh Shqipërinë me Greqinë. Disa dhjetra ton kripë dhe qymyr bëjnë të ditura burimet zyrtare pranë Shtabit të Emergjencave Civile në prfekturën e Korçës janë hedhur gjatë orëve me rreshje që kanë nsiur nga mbrëmja e të dielës për të vazhduar deri pas mesnatës të kësaj dite. Menjëherë është ndërhyrë në segmetin Korçë-Qafë Plloçë i cili është dhe një nga akset kryesore më porblematike gjatë këtij viti në këtë zonë, për shkak të qënies së saj në rindërtim. Por në vëmëndjen e Shtabit të Emergjencave si dhe Ndërmarjes së Rrugëve Nacionale kanë qënë dhe akset e tjera më të rëndësishme të të gjithë juglindjes. Kështu të njëjtat burime nga Shtabi i Emergjencave bëjnë të ditur për gazetën se është bërë kriposja e rrrugëve edhe në segmentin Korçë-Kolonjë, Korcë-Qafa e Qarrit si dhe superstrada Korcë-Kapshtiçë ndonëse duhet thënë se në këtë rrugë nuk ka patur dendësi rreshjesh bore si në akset e tjera nacionalë. Edhe gjatë ditës së hënë gjendje e vështirë për qarkullimin e mjeteve është paraqitur në aksin Korcë-Pogradec në 25 kilometrat e saj deri në Qafë-Plloçë ku rruga e keqe, mungesa e sinjalistikës nga ana tjetër si dhe gropat e shumta të padukshme të saj nga dëbora e kanë kthyer në një ferr të vërtetë lëvizjen në këtë rrugë. Për fat të mirë nuk janë regjistruar aksidente automobolistikë, ndonëse ka patur dy përplasje pa asnjë rrezik për jetën e udhëtarëve brenda tyre. Aktualisht sipas burimeve zyrtare nga Shtabi i Emergjencave pranë institucionit të prefektit e vetmja rrugë problematike mbetet ajo në aksin rural Korçë-Dardhë e cila është pjesërisht e bllokuar dhe që nuk është e kalueshme, ndonëse kanë punuar disa traktorë për ta hapur këtë rrugë. Pritet që me përmirësimin e kushteve klimaterike të motit të paktën për një javë të “largohen” dhe temperaturat e ulëta sqarojnë sinoptikanët e juglindjes, ndërsa gjatë të hënës temperatura minimale ka shkuar në -4 gradë, ndërsa ajo maksimale 4 gradë celcius. Sipat tyre deri në fundjavë do të ketë një mot të mirë, ndërsa fundjava e kësaj jave të porsanisur do të jetë e shoqëruar sërish me rreshje dëbore.

(Albana Çakshiri/O.Zh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›