Tragjedia e Butrintit, lirohet i akuzuari pa asnjë masë
Ahmet Bushi, një nga 4 personat e arrestuar për tragjedinë e Butrintit, të ndodhur më 19 tetor, ku humbën jetën 5 shtetas, ka lenë qelinë duke përfunduar i lirë. Sipas dëshmive Bushi, nuk ka qenë në momentin e tragjedisë
Ahmet Bushi, një nga 4 personat e arrestuar për tragjedinë e Butrintit, të ndodhur më 19 tetor, ku humbën jetën 5 shtetas, ka lenë qelinë duke përfunduar i lirë, pa asnjë masë. Një fakt i tillë, pohohet nga burime pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë. Sipas burimeve, mësohet se ndaj 52-vjeçarit nga Qafë-Gjashta e Sarandës, janë pushuar hetimet. Mësohet se nga ana e hetuesve, është vërtetuar se shtetasi Ahmet Bushi, në kohën që ka ndodhur ngjarja por edhe në momentin e kapjes nga policia, ka qenë në një dasëm. Lidhur me këtë fakt, nga organi i akuzës, janë marrë në pyetje edhe policët që bënë shoqërimin e tij në Komisariat, mbrëmjen e 19 tetorit. Po kështu, nga ana e organit të akuzës, është marrë në pyetje edhe shtetasi Dashamir Mane, 23-vjeç, i cili ndodhet i arrestuar, nën masën e sigurisë, “Arrest në burg”, për veprën penale, “dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me qëllim përfitimi në bashkëpunim, me pasojë vdekje”. Nga deklarimet e këtij shtetasi, i cili akuzohet se ishte timonier i varkës së “vdekjes”, e cila rezulton pronë e Bushit, është mësuar se shtetasi Ahmet Bushi, nuk ka qenë në momentin e tragjedisë në vendngjarje. Po kështu, nga ana e prokurorisë është vërtetuar edhe fakti tjetër se shtetasi Ahmet Bushi, në momentin e ngjarjes dhe në atë të kapjes nga policia, nuk ka pasur telefon me vete, që të komunikonte me ndonjë person në lidhje me zhvillimet në Butrint. Fillimisht ndaj Bushit, tre ditë pas arrestimit të tij, u mor masa e sigurisë, “Arrest në burg me afat 30 ditë”, me qëllim vazhdimin e hetimeve, pasi nga ana e Bushit u deklaruar alibia, se në momentin e ngjarjes ndodhej në një dasmë, gjë e cila më pas u vërtetua dhe ai u la i lirë.