E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, telefonatë anonime, “bombë në gjimnaz”

Alarm sot ne ambientet e gjimnazit "Ahmat Dakli" të qytetit të Elbasnbait. Nje telefonate anonime ka alarmuar uniformat blu të cilat me shpejtësi kanë arritur që në pak minuta të boshatisin ambientet e të gjithë godinës. 

ELBASAN- Një telefonatë anonime në sallën operative të drejtorisë së policisë së qarkut të Elbasanit e cila ka këmbëngulur se sinjalizonte për vendosjen e një bombe në ambientet e gjimnazit "Ahmat Dakli" të qytetit të Elbasnbait ka alarmuar uniformat blu të cilat me shpejtësi dhe me forca të shumta kanë arritur që në pak minuta të boshatisin ambientet e të gjithë godinës. Paniku i krijuar nga përhapja e lajmit se në ambientet e gjimnazit "Ahmet Dakli" i cili ndodhet pranë godinës së konviktit të studentëve ka qenë tepër i madh. Në pak minuta të gjitha ambientet janë boshatisur nga gjimnazistët dhe personeli mësimdhënës.Pas një punë të gjatë të strukturave të specializuara të policisë është arritur në përfundimin se alarmi i dhënë për vendosjen e një bombe në godinën e gjimnazit më të madh të qytetit të Elbasanitishte fals.Policia ka arritur të identifikojë telefonuesin i cili kishte përdorur një numër vodafon që i përkiste një nxënëseje të kësaj
shkolle.Polici bëri të ditur se ka shoqëruar dy gjimnaziste emrat e të cilavë për arësye hetimi nuk bëhen të ditura.Duke marrë shkas nga kjo ngjarje drejtoria e policisë së qarkut të Elbasnait u ka bërë thirrje qytetarëve që ata të mos abuzojnë me thirrjet telefonike për të përhapur panik pasi do të përballen me ligjin .Policia e Elbasanit duke shprehur konsideratën e lartë për bashkëpunimin me komunitetin kërkon nga qytetarët që ata ta mbështesin policinë në denoncimin e ngjarjeve kriminale duke u premtuar atyre garantim të rendit dhe të sigurisë publike në shkallën maksimale të mundëshme.Në qarkun e Elbasanit raste të telefonatave anonime për alarme të kësaj natyre ka patur vetëm një rast në shkollën profesionale "Ali Myftiu" një vit më parë ku përsëri një nxënës i shkollës ishte sinjalizuar i alarmit të rremë me qëllim ndërprerjen e procesit mësimor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›