Tahiri: Plani i Ki Mun, cenon integritetin

“Nje plan i tille cenon integritetin territorial te Kosoves dhe paralajmeron nje lloj ndarje te Kosoves. Per shkak se kemi obligime per planin Ahtisari, ate duhet ta zbatojme dhe respektojme. Duhet te sillemi si shtet ndaj popullit tone dhe si shtet ndaj faktorit nderkombetar”, theksoi Tahiri.
Me tej, deputetja e Prishtines ka kritikuar politiken e jashtme te qeverise Thaci. “Mendoj se kemi te bejme me mungese kapacitetesh ne politiken e jashtme pasi ne nje fare menyre u vetekenaqem. Menyra si Hyseni ka ndertuar Ministrine e Jashtme, eshte e kontestueshme. Politika e jashtme ka nevoje te fuqizohet sepse ne kemi shenuar disa deshtime”, vijoi Tahiri.
Sipas deputetes, politika nderkombetare e ka afruar dhe po e afron shume Serbine. “Serbia eshte perkedhelur dhe ne sot kemi nje lidership serb te paskrupullt qe nuk e ndien fare pergjegjesine per te kaluaren. Bashkesia nderkombetare ka gabuar dhe po gabon me Serbine”, nenvizoi ajo.