E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, gjendet i vdekur një 45 vjeçar, policia nis hetimet

Është gjetur i vdekur shumë pranë banesës së tij një 45 vjeçar në qytetin e Elbasanit. Ai është parë nga disa kalimtarë të rastit dhe mendohet se shkak i vdekjes të ketë qenë i ftohti dhe pija alkoolike. Policia ka nisur hetimet 

Është gjetur i vdekur shumë pranë banesës së tij një 45 vjeçar me banim në lagjen “ Syrja Dylgjeri” të qytetit të Elbasanit. Burime lokale të policisë bëjnë të ditur se rreth orës 20.45 të mbrëmjes është gjetur i vdekur buzë rrugës shumë pranë banesës së tij 45 vjeçari, Ardjan Kodheli.
Ai është parë nga disa kalimtarë të rastit dhe mendohet se shkak i vdekjes të ketë qenë i ftohti dhe pija alkoolike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›