Limaj: Nuk mund ti themi jo EULEX-it

Duke folur ne emisionin “Shqip” ne Top Channel, Limaj ka nenvizuar gjithashtu se misioni ne fjale nuk mund te kundershtohet pasi rrjedh nga paketa “Ahtisari”.
“Prezenca nderkombetare nuk ka ardhur pas pavaresise, por eshte e negociuar ne paketen “Ahtisari”. Ky eshte nje proces i negociuar i pranuar nga Parlamenti dhe ne baze te ketij dokumenti varet dhe pavaresia e Kosoves. Nuk do te ishte serioze t’u thoshim nderkombetareve se tani shpallem pavaresine dhe nuk kemi me nevoje per ju. Ne kemi detyrime dhe EULEX-in e kemi pranuar”, ka pohuar Limaj.
Me tej, duke folur per influencen e diplomacise kosovare ne arenen nderkombetare, ai ka pranuar dobesine e saj, por ka kerkuar bashkepunimin e opozites per ta forcuar ate.
“Jemi 6 muaj pas pavaresise dhe nuk kemi nje diplomaci shume te forte. Shteti serb eshte disa qindra vjecar dhe ne nuk mund te krahasohemi me te. Diplomacia kosovare mund te koordinohet me ate shqiptare. Megjithate, Ministria e Jashtme do te ftoje elemente te opozites pasi eshte e hapur per bashkepunim”, ka shtuar Limaj.