E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurti: Plani i OKB-se, Kosova me keq se Bosnja

Lideri i levizjes “Vetevendosje”, Albin Kurti ka akuzuar sekretarin e OKB-se, Ban Ki Mun per negociata me Serbine pa pranine e pales kosovare, per sa i perkat planit 6 pikesh.

“Ne Kosove mendoj qe behet fjale per komb-berje dhe jo per shtet-ndertim. Plani i Ban Ki Mun e ben Kosoven me keq se Bosnja, pasi Bosnjen e njohin te gjitha vendet OKB-se. EULEX do kete imunitet prej ligjeve dhe nuk do kete asnje organ qe t’i jape llogari. Pas pavaresise se Kosoves duhej te kishte akte politike dhe sovrane. EULEX ka te drejte ne menyre normative t’i shkarkoje ministrat”, deklaroi Kurti per “Shqip”.

Ne vijim te fjales se tij, lideri i “Vetevendosje”-s, akuzoi qeverine, duke thene se ne Kosove, kryeminister behesh jo per premtimet qe i jep popullit, por per premtimet qe u jep nderkombetareve.

“Ne menyre qe Kosova te funksionoje si shtet, duhet ta heqe kete punen e njohjes nderkombetare. Problemi eshte se ne Kosove nuk ka plan dhe mungojne mekanizmat e forte”, shtoi Kurti, sipas te cilit, Kosova nuk duhet te bashkepunoje me OKB-ne dhe BE-ne qe nuk e kane njohur si shtet por me vendet qe e kane bere nje gje te tille. 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›