E Diel, 1 Nëntor 2026

"Dëbora në Rivierë" kapen me drogë dy shqiptarë në Itali



Dy kushërinj shqiptarë, 19 dhe 26 vjeç janë arrestuar në Itali gjatë operacionit të koduar "Dëbora në Rivierë", pasi janë kapur me 400 gramë kokainë, me vlerë 35 mijë euro. Dy personat nga Durrësi Enkelejd dhe Armir Saliu dyshohet se furnizonin me kokainë tregun në provincën Forli, por edhe të qyteteve të tjera të Italisë. Sipas mediave të shtetit fqinj, policia italiane ka shkatërruar një grup që kryente trafikim, shitje dhe shpërndarje droge. Gjatë operacionit të Antidrogës janë sekuestruar 400 gramë kokainë, me verë rreth 35 mijë euro si dhe katër automjete. Policia tha se anëtarët e grupit ishin shqiptarë, italianë dhe një kuban. Në momentin e arrestimit dy kushërinjtë Saliu kishin me vete doza kokainë me vlerë 390 euro. Më pas, policia arrestoi edhe të dyshuar të tjerë. Ciaroçhi Mauritius, një italian nga Roma, 46-vjeçar, të cilit iu gjet 112 gramë kokainë. Droga ishte shitur në zonën e bregdetit, Gabriele di Taranto, Puglia dhe në Cervia. Hetimi i realizuar me ndihmën e Seksionit të Narkotikëve, zbuloi personat që drejtonin këtë grup dhe ishin dy vëllezër shqiptarë, Andi dhe Bledian Topi, 23 dhe 27 vjeç, me dokumente të rregullta. Më pas u arrestuan në Ravena edhe një grua, Maria de Chacon Los Anxhelos, 37 vjeç dhe një shtetas kuban. Në shtëpinë e gruas së arrestuar u gjet dhe u sekuestrua 9 gramë kokainë e paketuar në 11 doza.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›