"Të marrë fund mospërfillja e Ramës"
29/01/2005 Shkeljet e marrëveshjeve
"Megjithëse ne kemi nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në tetor të vitit 2003, Bashkia e Tiranës dhe në veçanti kryetari na sorollatën 6 muaj pa nënshkruar marrëveshjen e dytë", deklaron inxhinier Shkëlim Bumçi. Në këtë marrëveshje, palët do të binin dakord për pagimin e taksës së infrastrukturës në mënyrë të shkallëzuar dy herë nga 40 për qind dhe 20 për qind. "Po kështu dhe në ligjin për shtesat megjithëse kishim rënë dakord për përqindjet e penalitetit, Bashkia na e hëngri fjalën dhe doli me përqindje të rritura, duke shtuar dhe kërkesat për legalizimin e shtesave", deklaron Bumçi. Ligji, megjithëse ka gjashtë muaj që ka dalë, s'ka gjetur zbatim, duke lënë me qindra banesa të paregjsitruara dhe me mijëra qytetarë që kanë blerë banesat dhe s'janë pronarë.