Helikopteri dështon në transportin e shtatzanës
29/01/2005 PËRKEQESIMI/ Rrëzohen 30 shtylla, mbyllen 11 shkolla, 5800 banorë në borë e në terr
SHKODËR - Situatë gjithnjë dhe më e rënduar në zonat e izoluara nga dëbora në Qarkun e Shkodrës. Sipas burimeve zyrtare nga qyteti i Shkodrës mësohet se ka filluar që të vështirësohet gjendja shëndetësore e banorëve në komunën Shosh. Një grua shtatzënë ka nevojë urgjente për ndihmë mjekësore, por helikopteri i vënë në dispozicion nga Ministria e Mbrojtjes nuk ka mundur të ulet, si pasojë e kushteve të këqija atmosferike dhe terrenit tej mase të vështirë. Një tjetër familje në komunën e Fierzës ka parë vdekjen me sy, në momentin që një ortek dëbore i ka goditur fuqishëm banesën. Trashësia e dëborës në pjesën më të madhe të komunave të thella të Qarkut të Shkodrës ka arritur në 2 metra.
Vështirësitë
Kryetari i Qarkut, njëkohësisht dhe nënkryetar i shtabit të emergjencës, Lorenc Luka, shprehet se në mënyrë indirekte jemi informuar se në komunën Shosh, një grua shtatzënë ka nevoja urgjente për ndihmë mjekësore. Menjëherë janë marrë masat dhe është kontaktuar me Ministrinë e Mbrojtjes dhe konkretisht me shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Pëllumb Qazimin, i cili vuri menjëherë në dispozicion një helikopter në drejtim të Shoshit. Helikopteri ka tentuar dy herë të ulej në fshatin e të sëmurës, por kushtet e rënduara atmosferike, dëbora me trashësi rreth 2 metër, terreni tej mase i thyer, kanë bërë që helikopteri të mos ketë asnjë mundësi që të ulej. Kushtet e mësipërme si dhe afrimi i errësirës kanë bërë që operacioni të ndërpritet, për t’u rimarrë përsëri gjatë ditës së sotme, gjithmonë me shpresën që gjatë natës të mos ketë ndonjë fatkeqësi dhe koha të përmirësohet në mënyrë që helikopteri të ulet patjetër. Një rast analog ka ndodhur dje në komunën e Fierzës, ku një familje prej 7 vetësh ka mbetur e izoluar pas goditjes së shtëpisë së tyre nga orteku. Helikopteri, pasi u soll disa herë rreth vendit të ngjarjes, nuk pati mundësi uljeje. Meritë pati në këtë rast kryetari i kësaj komune, që mobilizoi 15 burra të fuqishëm dhe si rezultat i punës së tyre u bë e mundur hapja e dëborës së trashë prej 2 metër dhe shpëtimi i këtyre njerëzve.
Situata
Sipas kryetarit të komunës së Shalës, Dedë Tonaj, situata e 5800 banorëve të kësaj komune po bëhet gjithnjë e më e rëndë. Kjo komunë prej 5 ditësh po vuan mungesën e energjisë elektrike si rezultat i rrëzimit të 10 shtyllave të tensionit të lartë dhe të 20 shtyllave të tensionit të ulët. E gjithë zona nuk asnjë mjek, ilaçet e domosdoshme mungojnë fare, rezervat ushqimore janë drejt përfundimit, të 11 shkollat e kësaj komune e kanë ndërprerë fare mësimin gjatë kësaj jave. Trashësia e borës i ka kaluar të 2 metrat dhe vazhdon të rritet akoma më shumë, pasi ajo nuk po pushon fare. Mjetet e hapjes së rrugëve jo vetëm që nuk ekzistojnë në atë zonë, por tani për tani është e pamundur që të bëhet fjalë për t’i hapur ato.
Rreziku i bllokimit të rrugëve rurale nga dëbora për një kohë të gjatë mund të ketë dhe kosto fatale. Dhe sëmundje të ashtuquajtura "banale", të cilat nuk kurohen siç duhen mund të kthehen në shkaqe tragjedish të rënda. Jo më larg se një vit, një vajzë 16-vjeçare humbi jetën nga apendisiti. Në kushte normale, e reja do të merrte ndihmën e duhur mjekësore dhe apendisiti nuk do t’i kushtonte jetën, por në kushtet e bllokimit të zonës së thellë të Dukagjinit dhe moskontrollit nga mjekët, vajza humbi jetën. Ndoshta askush nuk do të ishte kujtuar për të në rast se momentet e fundit të jetës së saj të mos ishin të xhiruara nga një grup gazetarësh, të cilët kishin shkuar në fshat për një reportazh për zonat e izoluara. Vajza, që pak orë më vonë do të vdiste nga apendisiti, është e fiksuar nga kamera në një vig e ngritur në krahë nga burrat e fisit, të cilët dëshpërimisht luftonin me dëborën e me vdekjen që nuk do të ishte e vonë për 16-vjeçaren.