E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre të rinj në pranga, tradhtohen nga çakmakët

Tepelenë

Tentojnë të vjedhin banesën e një emigranti, pranga tre të rinjve nga Tepelena. Burime zyrtare nga komisariati i këtij qyteti bëjnë të ditur se janë ndaluar Ermal Muça, 20 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dukaj; Arbër Petani, 18 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Memaliaj dhe Gëzim Hysa, 22 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dukaj të Rrethit Tepelenë. Të njëjtat burime saktësojnë se të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë orëve të natës së të premtes kanë tentuar të vjedhin banesën e një emigranti. Në mungesë të ndriçimit, hajdutët kanë përdorur elektrikë dhe çakmak, por kështu janë pikasur nga një banor i fshatit që ka njoftuar policinë, e cila ka prangosur në flagrancë të rinjtë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›