E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pastrojnë kanalet e bllokuara, zbulojnë armë

Kuçovë

Pastrimi i kanaleve të bllokuara nga shiu ka nxjerrë në dritë një armë automatike në mes të një lagjeje në qytetin e Kuçovës. Kanë qenë punëtorët e ndërmarrjes së mirëmbajtjes së rrugëve, të cilët duke punuar në lagjen “1 Maji” kanë gjetur armën e zjarrit. Ajo ka qenë e zhytur mes ujit dhe baltës dhe punëtorët kanë njoftuar menjëherë organin blu në këtë qytet. Burime nga policia e qytetit bëjnë të ditur se arma duhet të jetë hedhur para pak kohësh në kanal, pasi nuk ka qenë e dekompozuar plotësisht. Ajo është dërguar në organin blu, ku do t’u nënshtrohet verifikimeve të mëtejshme. Po hetohet mundësia e përdorimit të saj për ndonjë vrasje a plagosje gjatë viteve të fundit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›