E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohej për vjedhje, kapet në kufi

Kakavijë

Kërkohej për vjedhje, pranga në Kakavijë një 35-vjeçari nga Vlora. Nadir Zyka ishte person i shpallur në kërkim nga ana e Drejtorisë së Policisë Vlorë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e kishte dënuar me një vit e gjysmë burg për veprën penale të vjedhjes së pronës së tjetrit. Prej katër vitesh ai fshihej në Greqi, deri kur është kapur dhe kthyer deportiv nga policia helene në Doganën e Kakavijës. Për të mos u identifikuar nga policia, ai ka dhënë një emër tjetër, por pa mundur t’i shpëtojë prangosjes.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›