E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhet në moshën 80 vjecare aktorja Xhen Simons

SANTA MONIKA- Ndahet nga jeta në moshën 80 vjecare aktorja britanike Xhen Simons e cila luajti në rolin e Ofelisë në tragjedinë “Hamleti”. Simmons, fituese e cmimit “Emmi” në vitin 1980 vdiq në shtëpinë e saj në Santa Monika. Prej disa kohësh ajo vuante nga një sëmundje e rëndë. Aktorja preku botën e madhe të filmit në Hollivud në 1950 me rolin e saj të parë të Estelës te filmi “Shpresat e mëdha”. E lindur në Londër në vitin 1929 Simmos filloi karirerën kinematografike që në moshën 14 vjec. Shpejt ajo u kthye ne një nga artistet më në zë të Hollivudit duke deputuar në shumë filma krahas Gregory Peck, Paul Neëman and Kirk Douglas. Në 1948 ajo u propozua për cmimin Oskar me rolin e saj te Hamleti ndërkohë që një tjetër propozoim për OSKAR mori dhe në vitin 1969 me rolin e saj të filmi “Fundi i lumtur”. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›