E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva, Papandreu apel për tu dhënë fund bllokimeve në rrugë

ATHINE- Protestat dhe greva e zhvilluar nga fermerët grekë kanë sjellë reagimin e kryeministrit Papandreu i cili ka kërkuar dhënien fund të bllokimeve në rrugë. Duke ju drejtuar përmes një apeli, Papandreu ka kërkuar tu jepet fund këtyre protestave që shkaktuan bllokime në rrugët kryesore të kryeqytetit. Veprimet e fermerëve janë një provë kyce për qeverinë greke që po përpiqet të bindë BE dhe tregjet ndërkombëtare financiare se është e vendosur për të vënë në zbatim masa të forta për të stabilizuar ekonominë e vendit. Fermerët duan që shteti të balancojë rëniet me cmimet e produkteve. Ata duan gjithashtu cmime më të ulta për plehrat kimike, produktet farmaceutike dhe farërat. Apeli i Papandreut i cili ka folur dhe në parlamentin grek ka të bëjë dhe me dëmin e madh që sipas tij po i shkaktohet imazhit të vendit. Ministrja e Bujqësisë do të fillojë bisedimet me fermerët të hënën e ardhshme , ndërsa ka bërë të qartë se nuk ka vend për manovra. Protesta e fermerëve grekë shkaktoi anomali dhe në qarkulimin e automjeteve, duke bërë që edhe në pikën kufitare të Kapshticës të ketë radhë të gjata të automjeteve. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›