Përmbytjet, PDU dhuron 30 mln lekë e ndihma për banorët
SHKODER- Partia Drejtësi dhe Unitet dorëzoi sot 30 milion lekë dhe dhjetra ton ushqime, veshmbathje, ilaçe dhe ushqim për bagëtinë në ndihmë të zonave të përmbytura në veri të vendit. Gjatë takimit të zhvilluar në shtabin e emergjencave, në emër të PDU-së, kryetari i kësaj partie, z. Shpëtim Idrizi tha se “shqiptarët u janë gjendur gjithnjë afër bashkombasve të tyre në rastet kur ata kanë pasur nevojë. Katastrofa të këtij lloji që ndodhin një herë në 100 vjet e vërtetojnë këtë fakt me solidarizimin e qindra mijra qytetarëve me banorët e Shkodrës dhe të Lezhës.” Kreu i PDU-së i bëri thirrje të gjithë aktorëve që të ndihmojnë në rimëkëmbjen e zonës. "Të gjithë qytetarët shqiptarë duhet të gjenden në ndihmë të këtyre banorëve sot, duke mos pritur vetëm nga qeveria, e cila besoj se do të arrijë të menaxhojë nevojat e banorëve, por duke kontribuar në mënyrë aktive për popullsinë vendase", u shpreh Idrizi. (e.n/BalkanWeb)