E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria heton Universitetin e Prishtinës

PRISHTINE- Prokurorët vendorë të Prokurorisë Speciale të Kosovës prej disa muajsh janë duke zhvilluar hetime ndaj Universitetit të vetëm publik në Kosovë, atë të Prishtinës. Lajmi publikohet në të përditshmen kosovare “Zëri” ku thuhet se hetimet janë duke u zhvilluar për parregullsitë që dyshohen të jenë bërë në Universitetin e Prishtinës gjatë periudhës 2003-2006. “Bëhet fjalë për 11 milionë euro, që dyshohet se janë keqpërdorur gjatë asaj kohe në Universitet”, thuhet në artikull. Gjatë viteve 2003-2006 rektor i Universitetit ka qenë ministri aktual i Administratës publike, anëtari i PDK-së, Arsim Bajrami. (e.n/zeri/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›