Mozaiku i Tiranës, përfundon faza e parë e restaurimit
TIRANE- Ka përfunduar faza e parë e restaurimit të Mozaikut të Tiranës, një zbulim unikal në pjesën perëndimore të kryqytetit që mendohet se i takon shekullit të katërt. Kjo fazë konsistoi në pastrimin e këtij monumenti me mënyra dhe produkte bashkëkohore të përdorura në shumë vende të Europës. Përgjatë 3 muajve të kësaj faze kanë ndërhyrë për parandalimin e e avancimit të degradimit të materialit me të cilin është punuar ky mozaik. Dhe në përfundim, për një paraqitje sa më estetike, hapësirat pa mozaik u shtruan me granit. “Ky mozaik provon, dëshmon se vendbanimet në Tiranë kanë filluar shumë herët. Mozaiku i ka fillesat e veta në Shek 5-6 pas Krishtit dhe na provon që qyteti ynë është një qytet më i hershëm. Duke pasur parasysh vlerat, përsa i takon arkeologjisë, ne po ndërhyjmë për të bërë përmirësime ligjore që kjo zonë të shpallet një zonë rreptësisht e mbrojtur arkeologjikisht.” u shpreh ministri Xhaferri. Në fakt specialistët kanë vlerësuar se kompleksi i banesave ku gjendet mozaiku i zbuluar në vitin 1972 është një trashëgimi shumë e rëndësishme për identitetin historik të vendbanimeve në kryeqytet. Mozaiku ka motive paleokristiane si dhe simbole të etydit kristian si shpendë dhe peshk, simbole këto që gjenden në bazilikat e shekullit 5 dhe 6 në vendin tonë. (e.n/News24/BalkanWeb)