E Hënë, 2 Nëntor 2026

Debuti i një Bet'hoveni të "panjohur"

01/02/2005  Një pjesë e panjohur e Bet'hovenit për piano dhe orkestër do të luhet për herë të parë në Roterdam. Ky koncert i tij, do të prezanohet së bashku me krijimtë Schubert dhe Haydn. Adagio që daton në vitin1789, u gjet si një skicë e kompozitorit të madh, në "British Museum" dhe është e konceptuar në një pjesë 8 minutëshe. Pianisti hollandez, Ronald Brautigam, do të luajë këtë krijim të "ri", të kompozitorit të madh, në një koncert që do të jepet, sot, në "Rotterdam's De Doelen Concert Hall", nën ekzekutimin e "Rotterdam Chamber Orchestra". "Për aq sa ne jemi në djeni, Bet'hoven ka kompozuar një koncert të plotë, ku përfshihet edhe pjesa e sapo gjetur, por që nuk gjendet më", tha dirigjenti i orkestrës, që do të ekzekutojë pjesën, Conrad van Alphen. "Nuk kemi asnjë të dhënë, që ky koncert apo kjo pjesë të jetë luajtur ndonjëherë", ka shtuar ai.

Krijimi i kompozitorit të famshëm u zbulua nga muzikologu hollandez Cees Nieuwenhuizen, i konceptuar në një adagio tetëminutshe. Specilaistët janë të sigurtë se, bëhet fjalë për një krijim në rininë e tij, por, jo për një nga krijimet e tij të para. Conrad van Alphen, dirigjenti i "Rotterdam Chamber Orchestra" ka deklaruar: "Eshtë e qartë se pjesa e gjetur i përket krijimeve në rininë e tij, por, jo në fillimet e kompozimit. Në vitn 1789, Bet'hoven kishte filluar punën për koncertin e dytë për piano. Atmosfera e kësaj pjese të bind se, është shumë e afërt në kohë me koncertin e tij të tretë, për piano dhe orkestër". Ky krijim i Bet'hovenit do të ekzekutohet së bashku me vepra të tjera të Schubert, Haydn dhe Mozart në "Rotterdam's De Doelen Concert Hall". Në vitn 2003, kjo orkestër luajti "Koncertin për oboe në Fa Major", i cili kishte humbur për 160 vjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›