E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kledi Kadiu: Skenari i filmit, jeta ime...

01/02/2005  Filmi "Passo a due", shkruar nga Maurizio Costanzo dhe Teodosio Losito, një produksion i "Rai Cinema", do të ketë protagonist balerinin e mirënjohur shqiptar, Kledi Kadiu, jo vetëm në ekran, por edhe në skenar, i cili është bazuar pothuajse krejtësisht në jetën e Kadiut

Shfaqjet e tij të para publike erdhën në televizor si te "Buona domenica" ashtu edhe te "Amici". Më pas, Maurizio Costanzo dhe Teodosio Losito shkruajtën skenarin për një film të inspiruar nga jeta e tij dhe Kledi u bë edhe protagonisti i tij, duke kapërcyer kështu në aventurën e tij të parë kinematografike. Filmi, që është titulluar "Passo a due", do të prezantohet para publikut në muajin tetor. "Po e kaloj me sukses, më shumë nga sa e kisha parashikuar, me recitimin", ka deklaruar për TGCOM balerini shqiptar.

Si kanë ecur xhirimet e filmit?

Shumë mirë. Jemi në javën e dytë të punës dhe, aktualisht, jemi duke xhiruar gjithçka në Ostia. Duhet të mbarojmë pas shtatë javësh. Filmi që mban vulën e regjisorit Andrea Barzini, është një produksion i "Rai Cinema" dhe duhet të dalë në kinema në muajin tetor. Eshtë një eksperiencë shumë e bukur, të cilën nuk e kisha provuar kurrë më parë. Nuk jam i mësuar me kohën e gjatë kinematografike, ashtu edhe me kostumet dhe dublat.

Çfarë ndodh në sheshxhirim?

Nuk ka asnjë çast pushimi. Gjatë pauzave që krijohen vazhdoj me provat e pjesëve të baletit që do të prezantohen në film. Kështu që mbarojmë natën vonë.

Kush është koreografi i pjesëve të baletit?

Mauro Mosconi. Ai ka qenë kuratori i pjesëve të mia në seritë e vitit të kaluar te "Amici". Do të ketë shumë momente koreografike dhe një do të jetë një frymëzim nga "Flashdance", natyrisht një version mashkullor në rastin tim.

A mund të përshkruash pak personazhin që interpreton?

Personazhi që unë luaj quhet Beni. Eshtë një djalosh nga Tirana që kërkon një jetë më të mirë në Itali, së bashku me disa bashkatdhetarë të tij. I mrekulluar nga televizioni italian, Beni shumë shpejt do të kuptojë se realiteti është shumë më i vështirë nga ç'e kishte menduar...

Maurizio Costanzo në "Cinecittà News" ka deklaruar se është edhe një tjetër personazh, Tamara, që do ta ndihmojë Benin në shkëmbim të disa përkujdesjeve të veçanta...

I kemi hequr këto pjesë, nga pak, pasi ndikimet negative të personazhit që ju përmendët, nuk mund të ishin të forta në skenar. Kjo, sepse dëshironim që figura e Benit të ishte pozitive. Një individ që nuk bën kurrë kompromise për të arritur suksesin.

Sa elementë autobiografikë ka në këtë histori?

Pothuajse e gjithë historia. I kam ndjekur nga afër të gjitha fazat e skenarit me Maurizio Costanzo-n, i cili më respekton shumë në këtë histori. Pikërisht për këtë nuk kam hasur vështirësi të veçanta me recitimin, pasi në thelb interpretoj vetveten. Që prej disa muajsh, Rino Cassano, një nga profesorët e "Scuola di Amici", më ka ndihmuar shumë, duke më bërë të ingranohem sa më mirë në këtë rol.

Do të ketë edhe histori dashurie në këtë film?

Sigurisht. Partnerja ime në këtë rast është Laura Chiatti (që ka interpretuar te "Don Matteo", "Compagni di scuola", "Carabinieri" e "Casa famiglia" etj).

Je i fejuar?

Jo. Nuk kam kohë për këtë.

Projektet për të ardhmen?

Ndërsa do të vazhdoj xhirimet e filmit, do të jem i ftuar edhe në seri të ndryshme te "Amici", që do të fillojë në datën 4 shkurt, Canale 5. Më pas të shohim...

Kadiu: Costanzo tregon aventurën time

Pothuajse e gjithë historia është bazuar në elementë të jetës sime. I kam ndjekur nga afër të gjitha fazat e skenarit me Maurizio Costanzo-n, i cili më respekton shumë në këtë histori. Pikërisht për këtë nuk kam hasur vështirësi të veçanta me recitimin, pasi në thelb interpretoj vetveten. Që prej disa muajsh, Rino Cassano, një nga profesorët e "Scuola di Amici", më ka ndihmuar shumë, duke më bërë të ingranohem sa më mirë në këtë rol. Personazhi që unë luaj quhet Beni. Eshtë një djalosh nga Tirana, që kërkon një jetë më të mirë në Itali, së bashku me disa bashkatdhetarë të tij. I mrekulluar nga televizioni italian, Beni shumë shpejt do të kuptojë se realiteti është shumë më i vështirë nga ç'e kishte menduar...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›