Ferguson kërkon Van Persin te Junajtid
Mançester Junajtid po përgatitet të shpenzojë 94 milionë eurot e përfituara nga shitja e Kristiano Ronaldos te Reali i Madridit. Ideja më e fundit e Sër Aleks Ferguson është Robin van Persi, i cili është i gatshëm të largohet nga Arsenali për t‘u transferuar në një klub më të madh, ku do të ketë mundësinë të fitojë trofe të rëndësishme. Sipas "The Sun", drejtuesit në "Olld Traford" e ndjekin me vëmendje sulmuesin holandez, që kushton rreth 24 milionë euro (20 milionë sterlina). Tabloidi shkruante se Van Persi vlerësohet edhe nga trajneri i Interit, Hoze Murinjo. Arsenali i ka ofruar 26-vjeçarit një kontratë të re, nga e cila do të përfitojë afro 4 milionë sterlina në sezon. "Oferta është e kënaqshme, por paratë nuk janë gjithçka për mua. Rëndësi të madhe kanë edhe ambiciet e mia dhe mënyra sesi ato mund të plotësohen", deklaroi lojtari, që dëshiron një skuadër të aftë që të fitojë çdo trofe të mundshme. "Në katër vitet e fundit kam fituar vetëm një FA Cup, shtoi ai. Për mua është pak. Dua më shumë".
Sipas "Daily Mail", Mirko Vuçiniç është një prej objektivave të verës së trajnerit Ferguson. Kjo nuk është e parë që sulmuesi malazez i Romës përflitet në ambientet e kampionëve të Anglisë, pasi përfaqësuesit e Junajtid e vëzhgojnë prej të paktën dy vjetësh. "Red Devils" kërkojnë të përforcojnë sulmin, pas shitjes së Kristiano Ronaldos dhe largimit thuajse të sigurt të Karlos Tevez. 25-vjeçari Vuçiniç shihet si zgjidhja më e përshtatshme për të plotësuar boshllëkun, pasi kushton "vetëm" 18 milionë euro. Ndërkohë, Mançesteri vazhdon të ndjekë me interes edhe mesfushorin e krahut të Uiganit, ekuadorianin Antonio Valencia. Ndërsa blerja e David Vijës duket thuajse e pamundur, sepse përveç konkurrencës së Realit të Madridit dhe Barcelonës, britanikët duhet të bëjnë llogaritë edhe me dëshirën e sulmuesit të Valencias, i cili kërkon të luajë në Spanjë.