Decentralizimi i rrënuar i Tiranës
Petrit Vasili
Tirana sot në mungesë të plotë të një modeli të decentralizuar të qeverisjes është pa dyshim shëmbëlltyra e një qeverisjeje të një diktature bashkiake dhe kjo përligj plotësisht rezultatet e sondazheve të bëra, që e klasifikojnë në mënyrë plebishitare atë si bashkinë më autokratike, më të centralizuar dhe më pak të aksesueshme për qytetarët, pra qytetarët e kanë përcaktuar Bashkinë e Tiranës si një model të një pinoçetizmi bashkiak.
Në tetorin e largët të 2000 si shumë e shumë të tjerë qytetarë të Tiranës edhe unë jo pak u josha nga modeli i propozuar për të drejtuar Tiranën ndryshe, pra të Tiranës që i afrohej qytetarëve nëpërmjet bashkisë së madhe dhe 11 minibashkive.
Në mendjen time u konfigurua atëherë ideja se ne qytetarët e këtij qyteti do të shpëtonim një herë e mirë nga sundimtarët dhe do të kishim të zgjedhurit tanë, që do të ishin gjithnjë e më pranë banesave tona dhe halleve tona të veçanta dhe të përbashkëta.
Të gjithë e kujtojmë mirë se socialistët aso kohe në pushtet e përpunuan një model të tillë të qeverisjes vendore të Tiranës, në mënyre që cilido të ishte rezultati i zgjedhjeve, bashkia e madhe të mos ishte në asnjë rast një peshë e madhe dhe e pakontrolluar, por të ishte një pjesë e rëndësishme e pushtetit lokal të një metropoli që sa vjen e zmadhohet.
Por sot, edhe ithtarët më të paarsyeshëm të kreut të bashkisë së Tiranës e kanë absolutisht të pamundur që të provojnë të kundërtën e realitetit autokratik dhe klientelist të qeverisjes bashkiake të Tiranës. Përkundrejt një modeli të decentralizuar të qeverisjes vendore në Tiranë ne sot përballemi me centralizimin ekstrem të saj, duke i përngjarë dhimbshëm një qeverisjeje diktatoriale antiqytetare, që kaq e përqendruar nuk ka qenë as në ditët më të acarta të diktaturës.
Njësitë bashkiake të Tiranës ,të cilat drejtojnë komunitete të mëdha sa bashki të tera të marra së bashku, ose sa dhjetëra komuna, janë sot në një gjendje të vajtueshme dhe kompetencat e tyre janë sot shumë më të pakta se sa të komunës më të vogël të Shqipërisë.
Sot asnjë qytetar nuk ka ç‘të zgjidhë në minibashkitë e Tiranës, sepse kompetencat janë gllabëruar nga Bashkia e Tiranës dhe ndonëse populli ka votuar në mënyrë të drejtpërdrejtë për kryetarët e tyre, si dhe për këshillat e tyre, kjo votë e mijëra qytetarëve të Tiranës është përbuzur sot dhe nuk ka prodhuar praktikisht asgjë përveçse i ka dhënë fund një herë e mirë iluzionit të qeverisjes së decentralizuar të Tiranës.
Askush nuk mund të thotë sot se kryetarin e Bashkisë së Tiranës e mundoi ndonjë hall politik për ta kryer një proces të tillë, sepse edhe sikur t’i linim vend kalkulimeve politike, në një pjesë të madhe të kohës mbi 80 % e njësive bashkiake në Tiranë janë drejtuar nga të majtët, por duke mos pasur asnjë lloj ndjeshmërie decentralizuese për një proces të tillë, Rama kurrë nuk e ndërmori një hap të tillë. Sigurisht vokacioni proverbial autoritarist i kryetarit të Bashkisë së Tiranës është tërësisht përjashtues ndaj një procesi të tillë, që ndryshon filozofinë e qeverisjes së Tiranës dhe lehtëson hallet e përditshme dhe të shumta të një qyteti, që ndryshon dita-ditës dhe të qytetarëve që përballen me to.
Qytetarët e Tiranës sot janë të detyruar të përjetojnë një realitet të turpshëm, kur kryetarët e minibashkive që drejtojnë komunitetet kaq të mëdha, kanë kompetenca aq qesharake saqë nuk mund të krahasohen as me kryetarët e lagjeve në kohën e Partisë së Punës.
Të shndërrosh thjesht dhe vetëm për interesa vetjake njësitë bashkiake të Tiranës në qendra për dhënie certifikatash lindjeje është më shumë se sa një përdhosje e votës së qytetarëve, të cilët kanë votuar për veten e tyre dhe jo për individin Rama, që kërkon me çdo kusht t’i sundojë dhe t’u krijojë idenë se çdo gjë që bëhet në Tiranë është një dhuratë bujare e tij, ndërkohë që janë as më shumë dhe as më pak shpesh taksat e shpërdoruara të vetë popullit votues që realizojnë ndryshimet në Tiranë. Sot asnjë qytetar i Tiranës nuk ka as iluzionin më të vogël se do të mund të propozojë diçka dhe se kjo do të mund të dëgjohet. Gjithashtu, asnjë qytetar nuk mund të thotë më asgjë për sa kohë që lejet e pallateve të dhëna nga Bashkia e Tiranës kanë krijuar ndërtesa që janë aq afër sa qytetarët mund t‘i japin nga dritaret dorën njëri-tjetrit. Po kështu, asnjë qytetar nuk mund të thotë asgjë për sa kohë që po i njëjti kryebashkiak me varé në dorë përbetohej se nuk do të vazhdonte as edhe një metër më tej që të ndërtoheshin pallatet, që po rrëzonin banesat e qytetarëve dhe ku më pas po ai bekonte vazhdimin e tyre mbas paraqitjes së “argumenteve” bindëse prej firmave private të ndërtimit.
Sot qytetarët e Tiranës janë tërësisht të sunduar dhe çdo lloj avokatie prej të ardhurve vonë në Tiranë, për të justifikuar të kundërtën është sfidë e humbur. Sot mijërat e tonelatave të betonit, që çahen nën të nxehtin përvëlues që po vetë ky beton e amplifikon në mënyrë shkatërruese, janë dëshmitarë të çimentuar të masakrës që ka ndodhur në Tiranën tonë si pasojë dramatike e qeverisjes së shtrembëruar dhe ku betoni ka zëvendësuar pemët e gjelbërimin, duke u dhënë qytetarëve një ajër shumë të ndotur, të pashëndetshëm dhe vrasës, shumë të ndryshëm nga ajri i pastër i Pezës që respiron kryebashkiaku kimetli i vetvetes.
Sot qeverisja thellësisht e shtrembëruar ka bërë që minibashkitë të mos jenë në gjendje të bëjnë asgjë as për ujin e pijshëm, që mungon, as për një pusetat që hapet dhe ku mund të bien fëmijët e të moshuarit, as edhe për të riparuar ujërat e qelbura që rrjedhin edhe në lagjet e ashtuquajtura rezidenciale, as edhe për të asfaltuar një metër rrugë me asfalt e për të çliruar nga balta lagjet e Tiranës etj., etj., ndodhi pa fund, duke i lënë plotësisht banorët e Tiranës në dorë të Zotit të madh atje lart dhe të zotit bashkiak e të shurdhët këtu poshtë.
Qytetarët e Tiranës e kanë të qartë tashmë që Kushtetutën edhe mund ta ndryshojë kryebashkiaku i tyre, duke e gjetur fjalën për tre orë me Berishën, kurse fjalën për kompetencat e minibashkive dhe për ujin e pijshëm etj., etj., nuk e gjen dot. Sigurisht që qytetarët e Tiranës nuk do të mungojnë të shndërrojnë opinionin e tyre plebishitar, të shprehur në sondazhe për qeverisjen mbytëse të Tiranës nga kryebashkiaku i tyre, në një vullnet elektoral ndryshues të shprehur me votë dhe kjo është dialektikisht e pakthyeshme, sepse mashtrimi bashkiak prej tre mandatesh duhet të gjejë budallenj të tjerë përtej të majtës dhe të djathtës që të votohet, por jo më, prej popullit të Tiranës.