E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zlatko Daliç: Vij që të qëndroj gjatë

Ka qenë një prezantim i shkurtër, por intensiv ai i trajnerit kroat Zlatko Daliç me skuadrën dinamovite. 

Edhe pse ende nuk është prezantuar si trajneri i Dinamos, Daliç ka dashur të takohet me skuadrën për t'iu paraqitur atyre metodologjinë e tij të punës. Takimi i parë, i cili nuk ka zgjatur më shumë se 30 minuta. Në hotelin ku blutë qëndronin në qytetin e Zeniçës, trajneri kroat ka pasur rastin të prezantohet me stafin teknik dinamovit dhe me lojtarët, duke i shpjeguar atyre filozofinë e tij. Ndër pikat më të rëndësishme që Daliç kërkon që të respektohen nga Dinamo, është edhe korrektësia. "Jam shumë kërkues përsa i përket orareve, nuk toleroj asnjë vonesë dhe çdo shkelje do të dënohet. Kërkoj rigorozitet maksimal gjatë stërvitjeve dhe në këtë pikë do jem shumë i rreptë. Vij te Dinamo për të qëndruar gjatë dhe prandaj kërkoj një punë serioze nga të gjitha palët për të mundësuar një sezon të suksesshëm", mësohet të ketë thënë trajneri kroat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›