Halili: Kam gati dy blerje të fuqishme
Merkato e Tiranës sapo ka nisur dhe këtë e konfirmojnë vetë drejtuesit e saj.
JETMIR HALILAJ
Kryedonatori i bardhebluve, Refik Halili pohon se është shumë pranë blerjes së dy futbollistëve shqiptarë të një niveli të lartë, të cilët do të mund t'i shërbejnë ekipit në të ardhmen. "Jam në bisedime me dy futbollistë shqiptarë që njihen nga të gjithë, sepse në sezonet fundit janë dalluar në ekipet e tyre - ka thënë Halili për "Panorama" -. Unë po bëj më të mirën time për të ndërtuar një skuadër sa më solide dhe sa më të fortë, sepse synojmë të arrijmë majat në sezonin e ardhshëm. Besoj se deri tani kemi dhënë sinjale të qarta, sepse përveç marrjes së Memellit, për të cilin duhet thënë se është një sulmues me peshë, kemi arritur të marrim edhe Andi Lilën. Ai është padyshim një ndër mbrojtësit më të mirë të kampionatit shqiptar, por gjithashtu edhe futbollist i përfaqësueses shqiptare. Kjo tregon qartë seriozitetin e drejtuesve të Tiranës si dhe përkushtimin që ata kanë ndaj kësaj skuadre".
Misteri
Megjithatë Halili nuk ka dashur të japë detaje të hollësishme për futbollistët që pritet të firmosin gjatë këtyre ditëve për Tiranën. "Mund të them se janë futbollistë shqiptarë të një niveli shumë të mirë, janë rreth moshës 25 vjeç dhe janë ndër më të mirët në rolin e tyre. Mos m'i kërkoni emrat, sepse asgjë nuk është bërë zyrtare dhe nëse unë i bëj publik emrat, atëherë mund të dështojë e gjithë puna ime e këtyre ditëve", ka thënë kryedonatori, Refik Halili. Drejtuesi i Tiranës është i bindur se shumë shpejt tratativat me këta dy futbollistë do të përfundojnë me sukses dhe kjo do të kënaqë të gjithë tifozët e skuadrës së Tiranës. "Shpresoj dhe besoj se transferimet e këtyre lojta-rëve do të realizohen me sukses. Shpresoj që stafi teknik, por edhe tifozët të mbeten të kënaqur, sepse ata janë vërtet lojtarë cilësorë", ka përfunduar Halili.