E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkëmbi i shkel syrin Tiranës

Bledi Shkëmbi ka ndërmend të vazhdojë betejën e drejtësisë me Partizanin, por nga ana tjetër i shkel syrin edhe Tiranës. 

"Nuk e konsideroj të drejtë që një klub të të largojë, kur nuk të ka paguar për muaj të tërë, aq më tepër duke pasur edhe dy vjet kontratë - ka deklaruar mesfushori -. Meqënëse drejtuesit e kuq donin që puna të shkonte kështu, unë do të luftoj deri në fund për të drejtën time". Aktualisht, korçari po vështron edhe mundësitë për të vazhduar të ardhmen e tij larg Partizanit. Së fundi i ka ardhur një ofertë nga Shiroki Brijeg, ku Kataliniç e ka ftuar për t'u aktivizuar. "Unë e kam refuzuar, përderisa në Bosnje luhet një kampionat thuajse i të njëjtit nivel me atë shqiptar. Më mirë sesa aktivizimi atje preferoj qëndrimin në Shqipëri. Deri tani nuk kam pasur asnjë kontakt me klubin bardheblu. Sidoqoftë, nëse ekziston ndonjë mundësi, nuk kam përse ta fsheh që çdokush do të donte të luante në një klub si Tirana".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›