Matura shtetërore, ok gjuhët e huaja dobët lëndët e tjera
Vetëm 30 maturantë nga 27. 987 që kanë marrë pjesë në provimin e maturës shtetërore kanë marrë pikët maksimale.
fabiola Çela
Në një deklaratë për mediat drejtori i Qendrës së Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA), Edmond Lulja, ka publikuar rezultatet e provimeve me zgjedhje, duke nënvizuar se “nota mesatare e 27 987 maturantëve pjesëmarrës në testim llogaritet 6.3 për të gjitha lëndët”. Sipas tij, kalueshmëria e maturantëve në provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore, llogaritet në 82,42 % në shkallë vendi. Pas përfundimit të procesit të korrigjimit të testeve ka nisur printimi i rezultateve në nota të nxënësve dhe shpërndarja e tyre në institucionet përkatëse, prej ku do të nisen për afishim në shkolla. Ky proces do të përfundojë më datën 28 korrik 2008.
Rezultatet
Pjesa më e madhe e maturantëve kanë dalë me rezultate të dobëta në provimin e Maturës Shtetërore. Sipas të dhënave zyrtare, nota mesatare është goxha e ulët. Konkretisht, në fizikë nota mesatare është 6.6, në kimi 6.3, në biologji niveli i nxënësve është edhe më i ulët 5.9. Rezultate të dobëta kanë arritur edhe në provimet e lëndëve histori, gjeografi, ekonomi e filozofi. Të vetmet lëndë ku maturantët kanë dalë me rezultate disi më të mira, kanë qenë gjuhët e huaja, si anglisht e frëngjisht.
Llogaritja
Ky është i treti vit radhazi që aplikohet provimi i Maturës Shtetërore. Në vitin e parë pati një mospërputhje mes koeficienteve, ndërsa vjet pati disa ndëshkime për disa mësues pasi lejuan nxënësit të kopjonin gjatë provimit. E veçanta e këtij viti në provimin e Maturës Shtetërore është fakti se nxënësit mund t’i llogarisin vetë pikët pa pritur kështu rezultatet e Ministrisë së Arsimit. Kështu duke mbledhur pikët sipas formulës së Ministrisë së Arsimit, ata mund ta gjejnë vetë, duke iu referuar pikëve minimalë, se në cilën degë shpallen fitues. Pra, dy notat e provimeve me detyrim, D1 e D2, do të shumëzohen me koeficientin që ka dhënë fakulteti, ku ata dëshirojnë të nisin shkollën e lartë, për llojin e shkollës së tyre. E njëjta rrugë ndiqet edhe për dy notat e provimeve me zgjedhje, Z1 e Z2, të cilat do të shumëzohen me koeficientin, që fakulteti u ka dhënë provimeve me zgjedhje, për të cilat ata kanë matur dijet e tyre. Me pas, këto rezultate mblidhen me njëra-tjetrën, duke u shtuar edhe notën mesatare. Pas kësaj, shumën e dalë e shumëzojnë me 100 dhe del numri total i pikëve që ka fituar secili kandidat. Pasi kanë shumën e pikëve, me të cilën hyjnë në garë, duke iu referuar edhe preferencave që kanë shënuar në formularin A2, si dhe pikëve minimale të një viti më parë, kandidatët mund ta rendisin veten, se në cilën degë dhe universitet janë shpallur fitues.
Rezultate e maturës shtetërore
Fizika
Numri i nxënësve në testim 1821
Kalueshmëria 81.05%
Nota mesatare 6.63
Kimi
Numri i nxënësve në testim 4545
Kalueshmëria 79.32%
Nota mesatare 6.34
Biologji
Numri i nxënësve në testim 6277
Kalueshmëria 72.18%
Nota mesatare 5.91
Histori
Numri i nxënësve në testim 5221
Kalueshmëria 77.30%
Nota mesatare 5.79
Gjeografi
Numri i nxënësve në testim 4335
Kalueshmëria 77.07%
Nota mesatare 5.63
Njohuri për shoqërinë
Numri i nxënësve në testim 17109
Kalueshmëria 89.54%
Nota mesatare 6.50
Ekonomi, Filozofi
Numri i nxënësve në testim 8641
Kalueshmëria 74.15%
Nota mesatare 5.98
Gjuhë Angleze
Numri i nxënësve në testim 7790
Kalueshmëria 92.40%
Nota mesatare 7.12
Gjuhë Frënge
Numri i nxënësve në testim 230
Kalueshmëria 92.61%
Nota mesatare 7.07