E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dede i kenaqur me fitoren e arritur ne fushen e Elbasanit

Përveç Superligës ekziston edhe një Kategori e Parë në futbollin shqiptar dhe aty luajnë skuadra me mjaft traditë. Një ndeshje mes të tillëve u luajt dje në Elbasan, ku Luftëtari i Gjirokastrës ia doli të fitonte 3-2 ndaj vendasve. Ishte kjo një fitore tjetër e skuadrës kryesuese, që po ecën e sigurt drejt ngjitjes për në elitë dhe trajneri tiranas i saj, Nevil Dede, është i kënaqur, duke përmendur edhe vështirësitë.
Gara në katin e dytë të futbollit tonë të klubeve mbetet interesante, pasi prapa Luftëtarit është një luftë e fortë mes Lushnjes, Kukësit, Besëlidhjes dhe Besës për të mos përmendur ndonjë skuadër tjetër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›