Defekt në hidrocentral, mbeten pa energji 13 fshatra
17/12/2008 Banorët: Jemi në vështirësi
PUKE- Shirat e rrëmbyeshëm dhe dëbora ka bërë që një defekt në hidrocentralin e Fierzës të mos riparohej duke lënë prej 3 ditësh në errësirë 3 komuna të Pukës. Dëmtimi i linjës së tensionit të lartë në Fierzë bëri që 13 fshatra të këtyre tri komunave të mbesin pa furnizim me energji elektrike. Komuna e Fierzës, Iballës dhe komunës Blerim janë pa energji elektrike. Sipas banorëve dhe drejtuesve të komunës Fierzë, shkak është bërë moti i keq dhe pamundësia për të rregulluar defektin. Drejtuesit e tri komunave të mbetura në errësirë kanë kërkuar ndërhyrjen e drejtuesve të hidrocentralit të Fierzës për kthimin në normalitet të situatës, pasi banorëve u mjafton vështirësia e jetesës sidomos gjatë periudhës së ftohtë e me reshje dëbore të dimrit. Prej disa ditësh në këto zona ka pasur dhe reshje dëbore, ndërsa gjatë dy ditëve të shkuara shumë prej tyre janë bllokuar.