E Diel, 1 Nëntor 2026

Shembet shtëpia 300-vjeçare në Gjirokastër

17/12/2008  Njihej si “monument kulture i kategorisë së dytë” dhe për këtë duhej të gëzonte mbrojtjen e shtetit. Megjithatë, shtëpia karakteristike rreth 300-vjeçare e Koloit në lagjen "Varosh" të Gjirokastrës është shembur plotësisht nga vetë strukturat shtetërore dhe monumentet e kulturës, pasi muret e shtëpisë trikatëshe të braktisur nga pronarët ishin kthyer në rrezik për banorët rrotull dhe kalimtarët. Sipas drejtorit rajonal të monumenteve të kulturës Spartak Drasi, rreziku shtohej edhe nga mungesa e investimeve dhe djegia e shtëpisë në mars të këtij viti. “Shirat e rënë gjatë javës së kaluar shkaktuan dëmtimin e mëtejshëm të kësaj banese, çka solli dhe vendimin për shembjen e saj”, - tha Drasi.

Shembja e murit me mjete të rënda u shoqërua dhe me bllokimin e rrugës karakteristike që të çon në Qafën e Pazarit, rrugë që do të vazhdojë të jetë e bllokuar derisa të përfundojë transportimi i mbeturinave inerte.

Shtëpia karakteristike e Koloit, monument kulture i kategorisë së dytë, u përfshi nga zjarri në mars të këtij viti, si pasojë e të cilit pjesa e tavanit dhe muret e brendshme të banesës muzeale u shkatërruan. Ndërkohë muret anësore të saj ishin krejt të shkatërruar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›