Është rritur forca goditëse dhe ajo zbuluese
17/12/2008 Analiza 1-vjeçare e policisë
MALESI E MADHE- Komisariati i Malësisë së Madhe ka zhvilluar analizën njëvjeçare të vitit 2008. Raporti i kësaj analize ishte përgatitur nga kreu i sapoemëruar i komisariatit të Malësisë së Madhe, nënkomisar Kastriot Hasani. Konkluzioni ka qenë se është rritur aftësia goditëse kundër krimit të organizuar, kontrabandës dhe trafiqeve të paligjshme. Gjithsej brenda vitit 2008 janë evidentuar 51 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 50, ndërkohë që ka pasur tri ngjarje me pasojë vrasjen e 4 personave. Gjithashtu janë kryer arrestimet e 12 personave në kërkim, nga këto 6 për llogari të komisariateve të tjera të vendit dhe 6 për atë të Malësisë së Madhe. Në analizë u theksua se ka pasur bashkëpunim efikas me pushtetin vendor dhe me institucionet e tjera. Punë e mirë është bërë dhe për zbulimin dhe asgjësimin e parcelave të mbjella me bimë narkotike cannabis sativa në zonat e thella malore të këtij rrethi.