Bashkia rrit taksat, kundërshtojnë të djathtët
17/12/2008 Qyteti durrsak duhet të paguajë në 2009-n 900 lekë më shumë
DURRES- Taksat dhe tarifat vendore që do të hyjnë në fuqi në janar të vitit të ardhshëm kanë përplasur anëtarët e Këshillit të Bashksië, të cilët kanë ndarë mendime të kundërta. Bashkia e Durrësit ka vendosur të ofrojë tarifa të reja të taksave që duhet të paguajnë qytetarët duke vendosur në këtë mënyrë të rrisë tarifat.
Taksat
Pavarësisht shërbimit që i është ofruar qytetarëve të bashkisë si dhe ankesave të shumta lidhur me higjienën, gjelbërimin e ndriçimin bashkia e Durrësit e mandatuar nga e majta ka vendosur të rrisë tarifat e shërbimit. Në projektin e ofruar nga departamenti i shërbimeve bashkia është pro detyrimit të qytetarëve për të paguar më shumë për arkën e bashkisë pikërisht në vitin elektoral duke i dhënë të djathtës një armë më shumë në betejën për garën e qershorit 2009. Shkaku i gjithë debatit është rritja e taksave për familjarët që kërkon administrata e bashkisë. Ajo parashikon rritjen takës së pastrimit nga 1000 lekë në 1600 lekë dhe taksën e gjelbërimit nga 200 lekë në 300 lekë. Por bashkia ka vendosur të shkojë edhe më tej në politikën e taksave ngase me fillimin e vitit 2009 qytetarët do të paguajnë për të parën herë 200 lekë taksë ndriçimi. Bashkia dhe departamenti i përgatitjes së projektit nuk ka ofruar asnjë relacion lidhur me politikën e paketës fiskale, ndërkohë që e djathta ka thënë se do të votojë kundër projektit. Vendimi i bashkisë ka shkaktuar reagimin e këshilltarëve të djathtë, të cilët e kanë cilësuar rritjen e taksës të pajustifikuar. Pikërisht kjo pikë e rendit të ditës së Këshillit Bashkiak, e cila është vendosur si pikë e parë ka provokuar debate deri në fyerje mes punonjësve të administratës dhe këshilltarëve. Paketa fiskale ka kaluar në Komisionin e Ekonomisë vetëm pak orë para se t’u prezantohej këshilltarëve. Pikërisht në këtë mbledhje mes komisionit dhe specialistëve të departamenteve të taksës dhe shërbimit në bashki ka pasur përplasje që janë reflektuar në këshill. Nënkryetari i bashkisë, Zhuljen Varfi, ka lëshuar akuza ndaj kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, komision i cili drejtohet nga të djathtët. Varfi ka theksuar se kryetari i këtij komisioni nuk ka dëgjuar dhe as nuk ka lejuar të flasin për projekti-vendimin e paketës fiskale asnjë nga 8 punonjësit e administratës.
PËRPLASJET
“Komisioni nuk është kafaz pëllumbash ku ju mund të fërshëlleni”,-ka thënë nënkryebashkiaku Varfi në replikë me kryetarin e Komisionit të Ekonomisë Arqile Gorea. Ka mjaftuar fjalori i Varfit për të irrituar këshilltarët. Kryetari i grupit të PD-së, Seid Kërtusha, i ka kërkuar nënkryetarit të Bashkisë Zhuljen Varfi dhe kryetarit të bashkisë Vangjush Dako të kërkojnë ndjesë. Ndërkohë Dako mësohet të ketë acaruar më tepër situatën kur është shprehur: “Kur u ka thënë të dilni jashtë ju duhet t’i kishit rënë me çekiç kokës”,-i është drejtuar Dako nënkryetarit të bashkisë.