E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabiti minorenen për martesë, 4 vjet burg 23-vjeçarit

17/12/2008  Dënohet me 2 vjet burg bashkëpunëtori

SHKODER- Dënohet me 4 vjet burg, rrëmbeu dhe përdhunoi të miturën, ndërsa bashkëpunëtori i tij dënohet me 2 vjet burg. Gjykata e Apelit Shkodër ka lënë në fuqi edhe vendimin e gjykatës së rrethit gjyqësor Shkodër në lidhje me procesin penal në ngarkim të shtetasve Mark Tuci dhe Gentian Doda nga Puka, të cilët akuzohen për rrëmbim personi dhe përdhunim të një shtetaseje 17-vjeçare po nga Puka. Në shkallën e parë shtetasi Tuci u dënua me 4 vjet, ndërsa Doda u dënua me 2 vjet për bashkëpunim. Gjykata rrethit gjyqësor Pukë në vendimin e saj u bazua në të dhënat se 23-vjeçari Tuci nuk e kishte dhunuar vajzën me të cilën donte të martohej. Duke qenë se familja e vajzës nuk ishte dakord për fejesën e tyre, i ndihmuar nga shoku i tij Doda organizoi rrëmbimin e vajzës. Pas këtij akti familja e minorenes bëri denoncimin në polici për rrëmbim, ndërkohë që më pas u mor dhe dëshmia e së miturës për kryerje e marrëdhënieve seksuale. Denoncimi i prindërve dhe dëshmia e vajzës solli ngritjen e dy akuzave të rënda ndaj shtetasve Tuci e Doda. Dy të akuzuarit e apeluan vendimin, por pas asnjë efekt, pasi ky i fundit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›