Dënohet 4 vjet burg, tentoi të vriste xhaxhanë
17/12/2008 Apeli lë në fuqi shkallën e parë
SHKODER- Gjykata e Apelit Shkodër ka shqyrtuar vendimin e marrë ndaj shtetasit Elvis Krajni, 19 vjeç, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë të xhaxhait të tij shtetasit 27-vjeçar Tonin Krajni. Ngjarja ndodhi në fshatin Barbullush më 20 tetor të vitit 2007, datë në të cilën policia arrestoi dhe shtetasin Elvis Krajni në përpjekje për t’u larguar nga fshati ku jetonte dhe konsumoi veprën penale. Gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër, duke marrë parasysh dhe gjykimin e shkurtuar e dënoi shtetasin Elvis Krajni me 4 vjet heqje lirie. Gjatë shqyrtimit të këtij vendimi Gjykata e Apelit Shkodër e la në fuqi këtë vendim të apeluar nga i pandehuri Krajni. Në tetor të vitit të kaluar shtetasi Elvis Krajni qëlloi me armë zjarri xhaxhanë e tij Toninin brenda në banesën e tij pas disa mosmarrëveshjeve që kishin dy familjet e një gjaku. Shtetasi Tonin Krajni mori plagë në bark, por i shpëtoi vdekjes së sigurt në saje të ndërhyrjes së mjekëve të spitalit rajonal të Shkodrës. Efektivët e policisë arritën ta prangosin pas ngjarjes menjëherë të riun 17-vjeçar.