E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët pushtojnë televizionin shtetëror

17/12/2008  Protestat në Greqi

Kanë vazhduar dhunshëm edhe dje protestat në Greqi. Kësaj here, një grup prej rreth 20 studentësh protestues kanë hyrë në studiot e një kanali televiziv shtetëror NET, ku pasi kanë thyer gjithçka u ka dalë përpara, kanë ndërprerë edhe programacionin e tij. Në ditën e 11-të protestave, studentët shprehen të vendosur për të vazhduar deri në shembjen e qeverisë së kryeministrit Kostas Karamanlis.

Stacioni televiziv, që po transmetonte një fjalim të kryeministrit në parlament Kostas Karamanlis, ndërpreu programin dhe filloi transmetimin e reklamave. Më pas, drejtori i stacionit televiziv NET, Hristos Panagopulos, denoncoi direkt këtë akt të dhunshëm që i kalon kufijtë e demokracisë. "I kërkoj ndjesë popullit grek për incidentin e ndodhur', u shpreh Panagopulos duke shpjeguar se grupi i të rinjve pushtoi për disa minuta skenën dhe studion e televizionit duke bërë të mundur paraqitjen e banderolës së tyre për një minutë, por pa shkaktuar incidente.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›