Defekt në linjë, spitali pa drita
Një defekt i rëndë në një nga nënstacionet elektrike të Lushnjës ka lënë pa drita pothuajse gjysmën e qytetit. Në këtë mungesë energjetike të tejzgjatur për rreth 20 orë është përfshirë edhe spitali i qytetit, që ka pezulluar punën. Energjia është ndërprerë në orën 24:00 të së premtes dhe nuk është rilidhur deri në mbrëmjen e djeshme në gjysmën e qytetit të Lushnjës. Më shumë se 3 lagje dhe spitali civil i këtij qyteti kanë qëndruar në terr për rreth 20 orë. Mungesa e energjisë gjatë orëve të natës ka shkaktuar vështirësi për mjekët, por dhe për vetë pacientët e shtruar në pavijone. Vështirësi më të madhe kanë pasur mjekët që duhet të bënin ekzaminime me aparate mjekësore, të cilat ushqehen me energji elektrike si ekografia, grafia, skopia etj.