SHBA, rritet defiçiti tregëtar
Defiçiti tregëtar i Shteteve të Bashkuara u rrit rreth 10 për qind në dhjetor, ndërsa amerikanët blenë 40.2 miliardë dollarë më shumë mallra, sesa u shitën vendeve të tjera.
Në njoftimin e sotëm nga Departamenti i Tregëtisë thuhet se rritja i detyrohej më shumë rritjes së importit të naftës. Disa ekonomistë thonë se kjo mund të jetë shenjë e rritjes së kërkesës për energji nga ekonomia amerikane që po rimëkëmbet. Edhe eksportet amerikane u rritën ndërsa vlera në rënie e dollarit do të thotë se mallrat amerikane ishin më të lira për blerësit e huaj. Defiçiti tregëtar për gjithë 2009-ën ishte më i ulëti gjatë tetë vjetëve të fundit, ndërsa kriza pakësoi kërkesën për mallrat e importuara.