Defekt në rrjet, zona e plazhit pa ujë dhe drita
Pushuesit e zonës së Ujit të Ftohtë e banorët vendas, dje kanë mbetur pa drita dhe ujë të pijshëm. Burime nga OSSH lokale pohojnë se shkak i anomalive ka qenë rënia në masë e kabllit të energjisë
VLORE – Pushuesit e zonës së Ujit të Ftohtë e banorët vendas, dje kanë mbetur pa drita dhe ujë të pijshëm si pasojë e një avarie në rrjetin e furnizimit me energji elektrike. Kjo situatë e rënduar është paraqitur në orën 06:00 të ditës së djeshme dhe ka vazhduar deri në orët e vona. Burime nga OSSH lokale pohojnë se shkak i anomalive ka qenë rënia në masë e kabllit të energjisë që furnizon zonën e Ujit të Ftohtë. Për këtë shkak, mungesa e energjisë është shoqëruar dhe me ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm, për shkak të stakimit të pompave të ujësjellësit që punojnë me korrent. Specialistë dhe punonjësit e OSSH-së kanë punuar gjatë gjithë ditës për riparimin e defektit, duke arritur që në mbrëmje të rikthehet furnizimi i zonës me energji elektrike. Megjithëse para fillimit të sezonit pushuesve të Vlorës iu premtua furnizim i pandërprerë me drita dhe ujë, avaritë e njëpasnjëshme kanë bërë që disa nga zonat e mbipopulluara me pushues gjatë kësaj periudhe të qëndrojnë me orë të tëra apo ditë në errësirë. Për këtë shkak, shumë pushues kanë ndërprerë në mes pushimet, duke zgjedhur zona të tjera bregdetare për të bërë plazh. Ndërkohë, urdhri i dhënë para pak ditësh për mbylljen e diskove e lokaleve në orën 24:00 është kundërshtuar jo vetëm nga pronarët e tyre por dhe pushuesit, kryesisht të rinjtë. Ndërprerjet e shumta të energjisë elektrike, pasuar dhe me mbylljen e diskove, kanë bërë që pushuesve t’u mungojnë kushtet e premtuara për këtë sezon turistik.
(d.b/GSH/BalkanWeb)