Defektet nga moti i keq, shumë zona pa energji
Tiranë- Shumë fshatra në veri dhe juglindje vazhdojnë të jenë pa energji si pasojë e defekteve në linjat e transmetimit, shkaktuar nga moti i keq.
Grupet e punës të rregullimit të avarive të ngritur nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) njoftojnë sot se po punojnë për riparimin e defekteve në linjat e transmetimit 35 kË në të gjitha zonat malore dhe juglindore të vendit, të cilat po përballen me motin e keq dhe të ftohtit, si pasojë e reshjeve të borës, që kanë përfshirë zonat malore të vendit.
"Edhe gjatë ditës së sotme grupet e gatishmërisë së OSSH-së po punojnë për riparimin e linjës në fidrat e fshatrave të Librazhdit, në fshatrat e largët të Shkodrës, si dhe 2 fidra në linjën Velipojë-Plazh", thanë burime zyrtare të OSSH-së.
Sipas burimeve, gjatë ditës së djeshme nga OSSH u riparuan brenda ditës dy linja 35 kË në Velipojë dhe Malësi të Madhe, ndërkohë që grupet e gatishmërisë po punojnë intensivisht për eliminimin në kohë të shkurtër të defekteve