E Shtunë, 31 Tetor 2026

Defekti, Kruma dhe 11 fshatra pa drita

Has

Dëmtimi i linjës së tensionit të lartë ka lënë në terr për 24 orë qytetin e Krumës dhe 11 fshatra të rrethit të Hasit.

Burime të pushtetit vendor bëjnë të ditur se në orët e vona të së premtes, era e fortë dhe rrebeshi i shiut kanë dëmtuar linjën e elektrike në disa pika, duke lënë në errësirë rreth 14 mijë banorë. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm është tentuar të riparohet defekti, por era e fortë dhe stuhitë e shiut kanë penguar punën për riparimin e avarisë. Disa ditë më parë, stuhitë e shiut dhe dëborës dëmtuan edhe linjën e tensionit të lartë të linjës Fierzë – Fushë-Arës, duke lënë pa drita gjithë Qarkun e Kukësit, një pjesë e të cilit morri energji nga drejtimi i Ulzës.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›