E Shtunë, 31 Tetor 2026

Defekti lë Tiranën pa drita

 

Në disa zona të Tiranës energjia elektrike ka munguar që në orët e parë të mëngjesit dhe është rikthyer pas disa orësh. Shkak për këtë mungesë të energjisë ka qenë një defekt. Sipas një deklarate për media nga OSSH, dje në orën 05.53 të mëngjesit për shkak të një defekti të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, në territorin e vendit është shkaktuar një blackout prej 15 minutash në të gjithë territorin e vendit. Gjatë procesit të riparimit të problemit në një nga nënstacionet e Tiranës, për shkak të niveleve më të larta të ardhjes së rrymës dole jashtë pune 8 linja kabllore të tensionit 20 kV. Si rezultat i këtij dëmtimi kanë mbetur pa energji elektrike pjesa lindore e qytetit të Tiranës. Por pas punimeve të OSSH-së, energjia është rikthyer gjatë orëve të drekës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›