Defekti, mungon energjia elektrike gjatë festës
Kurban Bajrami në Fier ka lënë pa energji më shumë se 6 orë gjysmën e familjeve fierake. Një defekt i ndodhur në nënstacionin Fieri 2 që në orën 08.15 të ditës së hënë ka bërë që për më shumë se 6 orë energjia të mungojë në gjysmën e qytetit dhe zonat përreth tij. Duke qenë se defekti, sipas përfaqësuesve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dega Fier, ka qenë i rëndë, është pritur ardhja e brigadës së këtij operatori që punon në terren për të riparuar defektin. Defekti, sipas të njëjtave burime, mësohet se është shkaktuar nga ngarkesa e rrjetit. Qytetarët fierakë, të prekur nga mungesa e energjisë elektrike, janë shprehur se një fenomen i tillë vë në dyshim furnizimin me energji gjatë festave të fundvitit.
"Thonë që nuk ka kufizim. Energjia po mungoi ditën e festave, kur nevojitet dy herë më shumë se gjatë një dite të zakonshme, atëherë do të thotë që nuk vlen premtimi për furnizim 24 orë. Jemi pagues të rregullt të energjisë dhe shërbimin e duam po ashtu. Defekt apo kufizim, ne duam energji dhe dita e sotme tregoi qartë se nuk do ta kemi atëherë kur e duam më shumë, ditën e festave", shprehen banorët. M. Troka
Lushnjë
Besimtarët festojnë të ndarë
Besimtarët myslimanë të qytetit të Lushnjës e kanë festuar sërish të ndarë Kurban Bajramin. Një pjesë e tyre i është drejtuar xhamisë së qytetit, që në orët e para të mëngjesit. Ndërsa pjesa tjetër ka zgjedhur që ceremoninë e festës ta kremtojë në një ndërtesë afër xhamisë, rreth 50 metër larg, në një lokal privat. Kjo godinë është pronë e myftinisë së Lushnjës, por administrohet nga drejtuesit e mëparshëm të saj. Shkak i kësaj ndarjeje të besimtarëve është bërë ndryshimi i drejtuesve të myftinisë. Konflikti ka çuar deri në përplasje fizike 2 vjet më parë dhe ndarje edhe në kryerjen e riteve. Ndërkohë që në xhaminë e qytetit numri i besimtarëve ka qenë i madh që në orët e para të mëngjesit. Myftiu Tomorr Boriçi ka bërë thirrje për bashkim gjatë këndimit të lutjes. Ai ka thënë se "në këtë ditë të madhe të Fiter Bajramit, falja është gjithashtu e madhe, mirësia dhe paqja është ajo që do të mbizotërojë tashmë në zemrat dhe mendjen e çdo besimtari mysliman".