Tirana feston mes lutjeve dhe qetësisë Kurban Bajramin
Shtëpi të lyera, të pastruara, tryeza të mbushura me gatime të shijshme, në mes mishi i bërë kurban. Është tradita e festës së Kurban Bajramit, ose siç quhet ndryshe Bajrami i Vogël. Festa është kremtuar dje në kryeqytet me një qetësi si rrallë ndonjëherë. Rrugët e pastra, pa trafik. Familjarët e mbledhur secili në çanakun e tyre dhe urime të përzemërta.
Për të gjithë besimtarët myslimanë dje dita ka nisur në falje. Qindra prej tyre janë gdhirë duke u lutur dhe duke falënderuar Zotin në xhamitë e Tiranës. Më pas i ka ardhur radha kurbanit, rit i çdo besimtari, nisur edhe nga historia e Ibrahimit, një besimtari të devotshëm i vendosur në provë nga Zoti. Pas besimit që tregoi ai kundrejt Zotit, iu kursye jeta e djalit, i cili e zëvendësoi duke bërë kurban një qengj në vend të pasardhësit të tij. Ashtu siç e do edhe tradita, kurbani ndahet në tri pjesë, një për familjen, një u jepet të afërmve dhe një tjetër u jepet njerëzve në nevojë. Në këtë ditë nuk duhet të mungojë as ëmbëlsira, ashtu si vizitat, rrobat e reja, rregulli dhe pastërtia në shtëpi. Vizitat apo urimet janë pjesë e pandashme. Vitet e fundit, urimet edhe nëpërmjet mesazheve telefonike janë shtuar në masë. "Gëzuar Bajramin", "Mbarësi, shëndet dhe harmoni", "Gëzuar festën e Bajramit". Këto kanë qenë urimet më të shpeshta dje në ditën e festës së madhe. Shumë urime dje dilnin nga gojët e lypsarëve, "Ju dhëntë Zoti shëndet", "Bëni sevap në ditë Bajrami". Këto kanë qenë kërkesat e lypësve, të cilët janë rreshtuar në xhamitë kryesore të qytetit. Te Medreseja, në xhaminë e Rrugës së Kavajës, në xhaminë e Urës së Tabakëve, si dhe në xhaminë e qendrës, lypësit kanë qëndruar të shtrirë në trotuar gjatë gjithë ditës. Myslimanët, njohës të mirë të rregullave dhe shkrimeve të Kuranit, nuk bëjnë sevape në të tilla raste. Sevapi për ta do të thotë që paratë të shkojnë në vendin e duhur, të ndihmojnë njerëzit dhe të sjellin dobi për ata që janë në nevojë.
E kundërta ndodh me ata që nuk i dinë mirë rregullat. Qytetarët që duan me domosdo të bëjnë vepra të mira i çojnë paratë te lypsarët, madje tek orkestrat. Për tri ditë me radhë, para se të festohej Bajrami, muzikantë që luajnë me daulle, fizarmonikë, klarinetë, apo vegla të tjera muzikore kanë kërkuar nga qytetarët para në këmbim të muzikës së tyre, me rastin e Bajramit. Këngët në këtë rast kanë qenë këngë dasmash, muzikë tradicionale e Shqipërisë së Mesme, apo këngë të repertorit të fundit të muzikës.
Bajrami është festë për të gjithë besimtarët, është kuptimplotë për mesazhin e sakrificës. Po ashtu është festë për të qëndruar bashkë, për të uruar për një vit më të mirë, më të mbarë e më të begatë.