E Shtunë, 31 Tetor 2026

Defekti në gomone i rrezikon jetën

• VLORE - Një banori të Dhërmiut i është rrezikuar jeta në mes të detit pasi gomonia pësoi defekt.

 Sipas burimeve të policisë ai po lundronte në afërsi të zonës së Palasës e Dhërmiut, rreth 3 milje nga bregu me një gomone 5 metra të gjatë e pajisur me një motor të vogël. Sapo motori i gomones ka pësuar defekt, 33-vjeçari Arben Belaj i ka telefonuar së shoqes, duke i thënë se ishte në rrezik. Gruaja ka njoftuar policinë kufitare të Vlorës, mjetet e së cilës u vunë në kërkim. Por, si pasojë e detit të trazuar dallgët kanë spostuar gomonen deri në afërsi të ishujve të Fanit, në ujërat territoriale greke. Të tre motovedetat e kanë pasur të pamundur t'i afrohen, duke kërkuar ndihmën e policisë kufitare greke, e cila ka shpëtuar Belajn. Sipas drejtorit të policisë kufitare Myzafer Elezi, 33-vjeçari nuk kishte njoftuar kapitanerinë. Belaj ka pohuar se ka dalë për peshk, ndërsa policia po heton për arsyet.                        q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›