"Shëndetësia e "kalbur", të nisë reformimi i thellë"
• Të papërfaqësuar, pa motivim në punë dhe të kërcënuar gjatë përmbushjes së misionit të tyre.
ZIRINA LLAMBRO
Kështu ndihen sot mjekët e qendrës spitalore universitare "Nënë Tereza". Sipas pjesës më të madhe të tyre, Ministria e Shëndetësisë nuk ka bërë asgjë për të ndryshuar gjendjen e këtij sistemi. "Eshtë një sistem i kalbur, i cili po shkon gjithmonë e më poshtë", kështu u shpreh dje për gazetën një nga shefat e shërbimeve kirurgjikale në QSU. Kjo do të jetë arsyeja që sot bashkë me mjekët dhe infermierët, pesë prej tyre do të nisin një fushatë kundër mungesës reale të përfaqësimit të mjekëve. Sipas tyre, është e domosdoshme një reformë e thellë dhe gjithëpërfshirëse, e cila deri tani ka mbetur vetëm në letra. Pesë kirurgët më të vjetër të spitalit do të dalin në një konferencë për shtyp, ku do të parashtrojnë të gjitha pretendimet e tyre. Për 60 minuta duka filluar prej orës 09.00 bluzat e bardha do të bojkotojnë detyrën duke pezulluar çdo lloj ndërhyrje apo vizitë mjekësore në spital. Kjo duke marrë shkas nga agresioni që pësoi shefi i Kardiokirurgjisë, Ali Refatllari, i cili u plagos 4 ditë më parë me thikë brenda ambienteve të QSU. Veç reformimit, një tjetër kërkesë e rëndësishme e mjekëve është ngritja e një strategjie të posaçme për mbrojtjen e figurës së tyre. Në rast se nuk do t'u merren parasysh, bojkoti do të përshkallëzohet duke paralizuar gjithë aktivitetin e qendrës më të madhe spitalore në vend. QSU-ja mbulon 60% të gjitha nevojave mjekësore në shkallë vendi.
Korrupsioni
"Mos i fusni mjekët në një kallëp. Nuk marrin të gjithë ryshfet dhe nuk janë të gjithë të korruptuar", kështu shprehen bluzat e bardha në deklaratën e tyre për mediat. Duke u distancuar nga pjesa e "zezë" që i ka ulur ndjeshëm besueshmërinë dhe reputacionin, ata bëjnë apel për më shumë respekt dhe vlerësim ndaj tyre. Reagime vijnë edhe nga pacientët. Të gjithë dënojnë aktin e plagosjes së shefit të Kardiokirurgjisë. Por sakaq kërkojnë që mënyra e funksionimit të sistemit shëndetësor të ndryshojë. "Nuk ka asgjë të keqe kur ti i jep mjekut një sasi parash apo një dhuratë, pasi të ka shpëtuar jetën. Por kur ata vetë të bëjnë pazaret, përpara se të kryesh një vizitë apo operacion është e pafalshme. Kjo gjë ndodh çdo ditë dhe në të gjithë e dimë. Prandaj mjekët duhet të jenë të parët që t'i largohen këtij fenomeni që e ka katandisur në këto kushte shëndetësinë", thotë Luani, një prej pacientëve në pavijonin e hematologjisë. Pak a shumë të njëjtat fjalë vijnë edhe nga qytetarët dhe të sëmurët e tjerë. Për ta shëndetësia do të funksionojë siç duhet vetëm atëherë kur korrupsionit galopant t'i jepet fund. "Ata mjekë që janë të korruptuar duhet t'i rikthehen betimit të Hipokratit, t'i rikthehen humanizmit dhe të heqin dorë nga pazaret me jetën e njerëzve", shprehen pacientët.