E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis puna për rrugën e brendshme në Port

• DURRES - Nis rikonstruksioni i rrugës së brendshme në portin e Durrësit. Prej tre ditësh në port ka filluar rikonstruksioni i rrugës kryesore, që lidh të gjithë gjatësinë e kalatave nga ajo lindore deri tek skaji më perëndimor.

Burime nga autoriteti portual bëjnë me dije se, ky është një investim i mirëmenduar, pasi rikonstruksioni i rrugës nuk do të jetë i përkohshëm apo sezonal. Rruga që do të asfaltohet është 2.5 kilometra e gjatë dhe tetë metra e gjerë. Fondi për rikonstruksionin e kësaj rruge kap shifrën e 20 milionë lekëve. Burime nga autoriteti portual bëjnë me dije se, rehabilitimi i rrugës pritet të përfundojë përpara nisjes së fluksit të emigrantëve që kthehen ne vendin tonë. Ndërkohë kalata lindore e portit të Durrësit është elektrifikuar për herë të parë, që nga koha e ndërtimit. Për elektrifikimin e kësaj pjese të portit janë investuar 49 milionë lekë.                                                               o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›