Interreg, projekt për bregdetin
• Projekti "Geco" është iniciativa më e re që ka për qëllim studimin e vijës bregdetare në vendin tonë. Kjo për t'i dhënë dorë zhvillimit të infrastrukturës dhe turizmit.
Potencialet e vendit tonë në këtë drejtim mbeten ende të pashfrytëzuara si duhet. Por në të ardhmen ndryshimi i situatës do të çonte një zhvillim të fuqishëm të ekonomisë së vendit. Gjithçka me një metodë që garanton respektimin e rregullave mjedisore dhe ekuilibrave të natyrës sipas parametrave të kërkuara nga Bashkimi Evropian."Geco" është vënë në jetë me anë të financimit të projektit Interreg Itali-Shqipëri i Bashkimit Evropian. Puna e bërë në kuadër të këtij projekti ka qenë shumë komplekse edhe në sajë të pjesëmarrjes të një grup të sapodiplomuarish. Për të publikuar rezultatet dhe përfundimin e tij më 18 prill në orën 9.30 në hotel "Tirana", do të mbahet konferenca me të ftuar përfaqësues të qeverisë së vendit tonë dhe asaj italiane.