Deficiti, 28% e PBB-së
Deficiti i tregtisë në mallra shënoi një rritje vjetore prej 10.5% gjatë periudhës së mësipërme, duke u vlerësuar në rreth 28% e PBB-së. Sipas BSH-së, bilanci i llogarisë së shërbimeve regjistroi një suficit prej rreth 74 milionë eurosh, ku shërbimet e udhëtimit kontribuuan përkatësisht me 83% dhe 78% në eksportin dhe importin e shërbimeve. Rezultati neto pozitiv prej 63.2 milionë eurosh në llogarinë e të ardhurave shënoi një rënie vjetore prej 14.6%, ku kontributin kryesor e dha tkurrja e të ardhurave hyrëse nga puna. Të ardhurat nga investimet, kryesisht ato të portofolit janë rritur me 11.4%. Dërgesat e emigrantëve regjistruan një rënie vjetore prej 28.2% gjatë tremujorit të tretë të vitit 2008, duke financuar rreth 30% të deficitit tregtar në mallra.