INSTAT: Rritja 9.9 %, e diskutueshme
Debatet e fundit për rritjen ekonomike mund të marrin fund vetëm në muajin mars, kur INSTAT-i do të nxjerrë shifrën zyrtare për vitin 2008. Deri tani është folur mbi baza parashikimesh, por drejtues të Institutit të Statistikave dëshirojnë që t‘i referohen të dhënave reale. Ines Nurja, drejtoresha e INSTAT-it, tregon për "Shqip" arsyet pse treguesi i rritjes tremujore të Produktit të Brendshëm Bruto, që ishte 9.9%, u bë objekt debati, si dhe arsyet se pse rezultati final mund të ndryshojë. Lidhur me parashikimin e Ministrisë së Financave, për rritje më të vogël se 9.9%, Nurja thotë se, "INSTAT-i bën matje dhe jo vlerësime".
Indeksi i Çmimeve të Konsumit për muajin dhjetor ishte 2.1%. Sa real është ky tregues, pasi në perceptimin e eksperteve, por edhe të publikut, ekziston një tjetër pikëpamje sa i takon rritjes së çmimeve?
Siç e dini, ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Konsumit (IÇK) në muajin dhjetor ishte 2.2%. Ky tregues ka të bëjë me ndryshimin e indeksit të çmimeve në nivel republike, dhe shpesh në perceptimin e konsumatorëve nuk e reflekton ndryshimin e çmimeve me të cilat blejnë çdo ditë. Them në perceptim, pasi ky është ndryshimi mesatar në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe jo ajo që reflektohet te një individ apo familje. Treguesi i Indeksit të Çmimeve të Konsumit është mbështetur në metodologjinë e përdorur për llogaritjen e këtij treguesi në përputhje të plotë me atë të vendeve evropiane.
A ka ardhur koha për ta rishikuar grupin e produkteve nga ku del IÇK-ja, edhe pse shporta ndryshoi në dhjetor 2007, pra jo më larg se para një viti?
Peshat e produkteve, apo thënë ndryshe konsumi mujor për një produkt, i shprehur në përqindje, janë rishikuar në vitin 2007. Pra shporta e konsumit kishte thuajse shtatë vjet pa u rishikuar dhe vetëm pas një insistimi të INSTAT-it dhe ndihmës së qeverisë shqiptare dhe donatorëve të huaj u bë e mundur realizimi i Anketës së Buxhetit të Familjeve, e cila përdoret edhe për peshat e Indeksit të Çmimeve të Konsumit. Metodologjikisht peshat për IÇK-në duhet të rinovohen një herë në pesë vjet dhe shumica e vendeve e kryejnë me këtë periodicitet. Megjithatë INSTAT, edhe gjatë vitit 2008, e ka realizuar Anketën e Buxhetit të Familjeve dhe të dhënat janë në përfundim e sipër. Kjo do të thotë që edhe këtë vit shporta e mallrave të konsumit do të rishikohet përsëri, megjithëse nuk pritet ndonjë ndryshim i madh, pasi shpenzimet e familjeve nuk kanë ndryshim të madh brenda një viti.
Bie në sy fakti që INSTAT-i është aktiv vetëm në paraqitjen e disa treguesve, si IÇK-ja, tregtia e jashtme, kostot në prodhim. Ndërkohë që të dhënat e tjera si tregu i punës, bilanci i energjisë elektrike dalin me shumë vonesë. A planifikohet një zgjerim i shërbimeve, ku statistikat të mos mbeten vetëm te çmimet e konsumit dhe tregtia e jashtme?
INSTAT-i nuk nxjerr në mënyrë periodike vetëm këto produkte, pasi gama është më e gjerë. Publikimet e INSTAT-it ecin sipas një kalendari botimesh, i cili është i miratuar në fillimin e çdo viti. Megjithatë nuk mohoj që ka vonesa në disa publikime, por kjo vjen për pasojë se INSTAT-i nuk është prodhues i këtyre të dhënave, por publikues. Këto të dhëna vijnë në mënyrë periodike nga institucione të tjera siç janë doganat, tatimet, portet, kompani publike etj., dhe ndodh për arsye të ndryshme që këto të dhëna të vijnë me vonesë në INSTAT. Kështu për rrjedhojë ato publikohen me vonesë. Gama e publikimeve të INSTAT-it është mjaft e gjerë dhe periodikisht janë 13 publikime pa përfshirë këtu anketat e ndryshme. Ndërkohë që nëse i hidhni një sy INSTAT-it do të gjeni mjaft të dhëna të tjera jashtë këtyre publikimeve.
INSTAT-i doli për herë të parë me treguesin e rritjes ekonomike tremujore. Kjo e dhënë solli debate të forta, madje u pa me dyshim edhe nga Ministria e Financave. Ku u bazuat për nxjerrjen këtij rezultati, d.m.th çfarë të dhënash përfshihen ndryshe nga treguesi vjetor?
Personalisht, nuk kam gjë kundër debateve mbi treguesit që nxjerr INSTAT-i, por duhet thënë që debatet mbi rritjen ekonomike tremujore kanë qenë vetëm me ngjyrime politike dhe aspak profesionale. Duhet të kihet parasysh që të dhënat që përdoren për vlerësimin e PBB-së tremujore janë më të pakta se ato ku bazohet vlerësimi i PBB vjetore, si për shembull mungesa e llogarive vjetore të ndërmarrjeve, etj. Për këtë shkak, këta tregues janë objekt i një revizionimi periodik.
Burimi i të dhënave tremujore merret nga Formulari i Deklarimit të TVSH (FDP) pranë Drejtorisë të Tatim Taksave, kryesisht shifra e afarizmit, për të gjitha ndërmarrjet që kryejnë këtë deklarim, numër ky që është rreth 10000 ndërmarrje. Një burim tjetër informacioni është dhe anketa tremujore pranë ndërmarrjeve, që kryhet nga vetë INSTAT-i. Gjithashtu, për llogaritjen e këtij treguesi përdoren dhe të dhënat nga Ministria e Financave për vlerësimin e aktiviteteve të Administratës Publike, Shëndetësisë dhe Arsimit. Ndërsa për aktivitetet financiare e bankare dhe jobankare të dhënat merren nga Banka e Shqipërisë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Burimi i të dhënave për sektorin e bujqësisë sigurohet nga Ministria e Bujqësisë.
Ku bazohen të huajt si BB, FMN apo BERZH, që dalin me konkluzione ndryshe nga INSTAT?
Të gjitha institucionet ndërkombëtare nuk e kanë kundërshtuar INSTAT-in në llogaritjen e PBB-së, madje siç e dini, FMN-ja, në konferencën e saj të fundit, vlerësoi punën e INSTAT-it për nxjerrjen e PBB-së tremujore. Por këtu ka një keqkuptim, pasi të gjitha këto institucione janë shprehur për parashikimet mbi rritjen ekonomike si për vitin 2008 ashtu dhe për vitin 2009. INSTAT nuk merret me parashikime të rritjes ekonomike, por e mat realisht atë. Pra një gjë është të parashikosh rritjen ekonomike dhe një gjë tjetër ta matësh atë.
Ju jeni duke punuar për të nxjerrë tremujorin e katërt. A mund të na thoni ndonjë rezultat paraprak?
Për tremujorin e katërt, ende nuk ka asnjë rezultat, pasi të dhënat për këtë tremujor vijnë kryesisht në fund të muajit shkurt dhe më pas duhet të përpunohen dhe revizionohen.
Ministria e Financave shprehet për një rritje vjetore 7.2%. A ju duket e ndershme ky korrigjim rezultati, kur më parë shifra ishte 6.1%, por që ndryshoi pas raportit tuaj?
Ne nuk mund të paragjykojmë Ministrinë e Financave për parashikimet që ajo bën për vitin 2008 apo më tej. Por siç e theksova dhe më lart, të gjithë aktorët e tjerë, jo vetëm MF, por dhe Banka e Shqipërisë, institucionet ndërkombëtare apo agjencitë e ndryshme kanë të drejtën të bëjnë parashikime mbi rritjen ekonomike. Ndërkohë që INSTAT-i e prodhon këtë tregues bazuar vetëm në të dhënat reale që vijnë nga agjentë të ndryshëm ekonomikë.
Besueshmëria është termi që ka munduar gjithnjë INSTAT-in, duke qenë se është institucion në varësi të qeverisë. Ekspertët hedhin propozimin që rritja ekonomike duhet llogaritur nga institucione të pavarura, si p.sh Banka e Shqipërisë?
INSTAT është në varësi të qeverisë për sa i përket buxhetit të tij dhe jo për treguesit që ai publikon, pasi ata rregullohen me ligjin për statistikat, i miratuar kohë më parë nga Parlamenti shqiptar.
Këtë mendim e kam hasur edhe unë në debatet publike, por pak të argumentuar. Llogaritja e PBB-së në asnjë vend të Bashkimit Evropian apo dhe më gjerë nuk kryhet nga asnjë institucion tjetër përveç Institutit Kombëtar të Statistikave. Prandaj nuk shoh ndonjë arsye reale se përse duhet të llogaritet nga tjetërkush, kur eksperiencat më të mira botërore kanë këtë model.
Çfarë treguesish të tjerë ka planifikuar INSTAT-i në të ardhmen?
INSTAT-i, gjatë këtij viti, përveç publikimeve të përhershme dhe periodike, do të nxjerrë një gamë të re produktesh si anketa e Matjes së Nivelit të Jetesës, Anketa e Buxhetit të Familjeve, Regjistri i Ndërmarrjeve Ekonomike etj. Ndërkohë që do të publikohen disa studime të tjera në lidhje me treguesit socialë si Dhuna në Familje, Vrojtimi i Shëndetit, si dhe projekti që po aktualizohet me qeverinë zvicerane për statistikat demografike. Plan për të ardhmen është dhe llogaritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto me metodën e shpenzimeve. Një tjetër risi dhe mjaft e rëndësishme për vendin tonë do të jetë regjistrimi i përgjithshëm i bujqësisë, regjistrimi i banesave dhe popullsisë etj.